Moti i keq me erë të fortë dhe shi të pandërprerë ka shkaktuar rënie të pemëve dhe degëve në disa zona të Tiranës, duke bllokuar rrugë dhe vështirësuar qarkullimin.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka njoftuar se ekipet e pastrimit janë duke punuar për të pastruar rrugët dhe rikthyer normalitetin.
Ai ka apeluar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes në zonat me dëme, duke raportuar çdo problematikë që mund të hasin.