Moti i keq shkakton problemet e para në disa qytete/ Si paraqitet situata në Vlorë, Nënshkodër, Durrës…

Moti i keq që ka përshirë vendin tonë ka sjellë problematikat e para në disa qytete. Në Durrës dhe Vlorë janë shfaqur vështirësi me ankorimin dhe nisjen e trageteve. Në zonat malore të Shkodrës janë hasur probleme në akset rrugore, ndërsa banorët e Nënshkodrës janë me sytë nga kaskada e Drinit.

Nëse prurjet rriten, hapja e portave të shkarkimit është e pashmangshme. Të dhënat tregojnë se aktualisht nuk ka gjasë të vendoset një hapje e portave, por asgjë nuk përjashtohet me shtimin e reshjeve. Problematike aktualisht paraqitet në rrugën e Thethit për shkak të reshjeve të dëborës.

Edhe në juglindje, në aksin Shtyllë-Panarit paraqiten vështirësi dhe problematika në rrugë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *