Mediat ndërkombëtare e kanë konsideruar si “apokaliptike” atë që ka ndodhur dje dhe sot në një pjesë të Gjermanisë, në një kohë që fotot dhe videot kanë bërë xhiron e gjithë botës.
Deri tani raportohet për të paktën 9 persona që kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Gjermani, pasi shirat e rrëmbyer i kthyen rrugët në përrenj të furishëm, duke marrë përpara makinat dhe duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.
Policia në qytetin perëndimor të Koblenz-it, tha të enjten se, katër njerëz kishin vdekur në qarkun Ahrweiler dhe rreth 50 ishin bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre, në pritje të shpëtimit.
Katër persona kanë vdekur dhe të paktën 50 persona janë zhdukur pas përmbytjeve masive në qytetin perëndimor të Schuld, Rheinland-Pfalz.
Vëshrimi i ujërave shkatërroi 6 shtëpi dhe dëmtoi 25 të tjera. Autoritet thanë se, reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë lokalë të dalin nga shtretërit e tyre, duke përmbytur krejtësisht zonën.
Policia tha se, situata në qytetin e përmbytur mbetet e paqartë ndërsa autoritetet gjermane po i nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë emergjencës.
Autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon, pas ditësh me reshje të mëdha shiu. Pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje kanë pësuar dëme të mëdha.
Policia tha se një 82-vjeçar vdiq pas një rënie në bodrumin e tij të përmbytur, në qytetin perëndimor të Wuppertal, i cili ishte ndër më të goditurit.
Ndërsa dy zjarrfikës u mbytën gjatë punës së shpëtimit në qytetin perëndimor gjerman të Altenas dhe Wedohl-it, po ashtu edhe dy burra të tjerë vdiqën në bodrumet e përmbytura në Solingen dhe Unna , ndërsa një vdekje e mëtejshme u raportua në Rheinbach.
Shirat e pamëshirshëm gjatë natës, përkeqësuan kushtet e përmbytjes edhe në Belgjikën lindore, ku një person u raportua i mbytur dhe të paktën një tjetër ishte zhdukur.
Autostradat kryesore u përmbytën dhe në Jug dhe lindje të vendit, shërbimi hekurudhor tha se, i gjithë trafiku ishte ndalur, duke shtuar se “transporti alternativ nuk ka shumë gjasa”.
Në Eupen lindore, në kufirin gjerman, një burrë u raportua i vdekur pasi u mor nga një përrua, i tha një guvernator, rrjetit “RTBf”.
Në Liege, qyteti kryesor në Belgjikën lindore, lumi Meuse mund të thyejë brigjet e tij deri në orët e para të pasdites dhe të derdhet në zemër të qytetit. Policia paralajmëroi qytetarët të marrin masa paraprake.
Autoritetet në qytetin Jugor holandez të Valkenburgut, afër kufijve gjermanë dhe belgë, evakuuan një azil dhe një bujtinë brenda natës mes përmbytjeve që e kthyen rrugën kryesore të qytetit turistik në një lumë, raportoi media holandeze.
Një numër i panjohur shtëpish në provincën jugore të Limburg u goditën nga përmbytja ndërsa lumenjtë shpërthenin brigjet e tyre. Nuk kishte raporte të lëndimeve të lidhura me përmbytjet në Holandë.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/