Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë këtë të dielë të gjithë vendin.
Burime për median bëjnë me dije se juglindja e Shqipërisë ka pësuar më shumë dëmtime sidomos në të mbjella.
Sakaq, 2 fshatra të bashkisë Maliq dhe një Korçë kanë mbetur pa energji elektrike. Mësohet se deri më tani energjia elektrike është ndërprerë në Bulgarec, Biranj dhe Lumalas.
Pritet që moti në vend të përmirësohet vetëm pas ditës së martë, duke sjellë verën me temperatura të larta.