Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të mbrëmjes. Si pasojë e tyre, janë shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga porti Durrësit drejt Italisë.
Dy tragetet me nga 750 pasagjerë janë nisur me 5 orë vonesë. Ndër të tjera kapiteneria e portit Detar të Durrësit ka theksuar se shkak për vonesat në nisje është bërë era me forcë mbi 6 ballë.
Ndërsa tragetet që mbërrijnë nga Bari janë ankoruar në orar në port. Gjithashtu probleme janë hasur edhe në sektorin e peshkimit, ku puna është pezulluar përkohësisht.