Moti/ I thoni mirupafshim ditëve me diell!

Fillimi i javës do të sjellë ulje temperaturash në të gjithë vendi, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut. Pritet që gjatë ditës së martë të ketë një përmirësim të motit, por në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojë moti i kthjellët me përjashtim të zonave malorë ku reshjet do të jenë me intensitet të ulët.

Sakaq, prej ditës së  mërkurë e në vazhdim do të vijojë moti i keq, me reshje shiu në të gjithë territorin. Ndërkohë temperaturat do të jenë në rënie.

Parashikimi i Motit nga SHMU:

Periudha e pranverës ka brenda edhe ditët me diell por edhe ato me vranësira dhe shi. Thënë kjo pasi java që presim përpara parashikohet kryesisht e paqëndrueshme por nuk do të mungojnë edhe orët apo ditët me diell.

Java nis me ditën e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.

Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (kthjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobëta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.

Vijojmë me ditën e Mërkurë e cila parashikohet me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Dita e Enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte e cila nis fillimisht me mot të kthjellët e shtim vranësirash prej orëve të mesditës. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të dobëta e shtrëngata afatshkurtra në një pjesë të madhe të vendit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *