Pjesë e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore, ku pritet të sjellin dhe shira të pakët.
Por herë pas here do të ketë dhe rrebeshe të përkohshme shiu.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i motit, në fillim në zonat jugore dhe qendrore e më pas në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë celsius deri në 21 gradë celsius.