Moti për ditën e shtunë e të dielë pritet të jetë i paqëndrueshëm.
Në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura ku herë pas herë do të pasohen dhe nga reshjet e shiut. Të shtunën pritet shi në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim. Ndërsa ditën e dielë moti do të marrë kthesë, ku në vend do të mbizotërojnë orët me diell.
Era do të fryjë juglindje dhe verilindje dhe valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.