Kjo javë pritet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm. Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në formë rrebeshesh dhe stuhi nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Sipas meterologëve dita e Hënë dhe e Martë parashikohen me mot të kthjellët si dhe vranësirat e mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira në malësitë e vendit do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive por afatshkurtra.
Ndërsa mezi i javës pritet të ketë një përkeqësim të kushteve meteorologjike. Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive..
Duke filluar nga dita e Enjte si dhe ajo e Premte mbi vend depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.