Moti vazhdon të surprizojë qytetarët dhe në këtë fillim të muajit nëntor, pasi temperaturat kanë qenë tepër të nxehta.
Sipas parashikimit të meteorologëve, dielli do vazhdojë të mbizotërojë deri në fundjavë por do të marrë kthesë pasi temperaturat do të ulen ndjeshëm.
Diferenca do të jetë e theksuar, pasi pritet rënie deri në 20 gradë ku temperaturat do të kapin vlerën 5 deri në 12 gradë.
Sakaq në këtë muaj nëntor pritet që të kemi prezencë dhe të reshjeve të borës.