Moti merr kthesën e madhe ditën e sotme, reshje shiu në të gjithë vendin

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të paktë në zonat veriore.

Por në pjesën e dytë të ditës, parashikohet që reshjet gradualisht të shtrihen në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *