Moti në vend në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sakaq, në zonat jugore vranësirat do të jenë më të shpeshta, duke bërë kështu që në disa momente me pika shiu në Jugperëndim të vendin. Reshje të pakta dhe të izoluara dëbore do të ketë në zonat malore Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do do variojnë të rriten në mesditë duke pasur luhatje të vlerave ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të jetë me shpejtësi mesatare mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor, me dallgëzim 1-2 ballë.