Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet ditën e sotme, deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit.
Sakaq, pas mesdite reshjet e shiut do të jenë më intensitet deri mesatar, në veri dhe në qendër do të jenë me intensitet të lartë. Pritet që lokalisht reshjet të jenë në formën e shtrëngatave. Ndërkohë në veri dhe verilindje në lartësinë mbi 700 metra në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.
Si dhe era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1 deri 8m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.