Moti do vijojë të jetë i përshirë nga vranësira të shpeshta , duke bërë që në vend të dominojë moti i vranët.
Pritet që vranësirat herë pas herë të sjellin edhe shira në zonat perëndimore dhe veriperëndimore.
Sakaq dhe në zonat qendrore pritet të kemi pjesërisht momente me pika shiu. Ndërsa në zonat jugore do të jenë të përfshira nga vranësirat, ku pritet që të kemi shira të pakët.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celsius deri në 23 gradë celsius.