Moti për ditën e enjte, 28 prill 2022

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, të pranishme këto në zonat malore.

Por pas mesditës pritet të kemi shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin, ku në skajin verilindor do të krijohet mundësia për shira të pakët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke u luhatur kështu në vlera ditore nga 7 gradë celsius deri në 28 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 0-1 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *