Dita e mërkurë e 24 gushtit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Reshjet do të arrijnë deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 21 / 30 °C, në vendet e ulëta 18 / 31 °C dhe në vendet malore 14 / 24 °C.