Gjatë ditës së sotme moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.
Temperaturat minimale sot do të shkojnë der në 3 gradë celcius, ndërsa maksimalet deri në 18 gradë celcius.
Përgjatë ditëve në vijim vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.