Territori Shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat gjatë paradites do të sjellin kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në skajin Juglindor të vendit. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës, ku dhe pritet që të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu në një pjesë të mirë të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.