Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë prezencë të vranësirave të lehta e kalimtare. Por pasditja dhe orët në vijim do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë gjatë mbrëmjes dhe natës vonë në zonat veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.