Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri të vendit.
Pas mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të jenë gjatë mbrëmjes dhe natës vonë kryesisht në zonat Veriperëndimore. Ndërsa në zonat Jugore dhe Juglindore do të ketë më pak vranësira.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.