Moti i ftohtë edhe me reshje do të vijojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme. Nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjerë, priten reshje mesatare dhe lokalisht deri intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë.
Në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në lartësitë 200m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt. 22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 9 °C
në vendet e ulëta: 5 / 9 °C
në vendet malore: -1 / 3 °C