Vendi ditën e sotme parashikohet te jetë në ndikimin e vranësirave, ku gjatë ditës do të ketë dhe reshje shiu të shpeshta në të gjithë vendin.
Sakaq, pritet që reshjet më të shumta të ndihen në veri të Shqipërisë, ndërsa përsa i përket zonave qendrore dhe jugore, reshjet do të jenë më të pakëta.
Temperaturat do të variojnë nga 4 gradë celsius deri në 17 gradë celsius, të cilat do të rriten në mëngjes por pritet që gjatë mbazdites të bien.