Moti për sot/ Diell dhe temperatura deri në 23 gradë

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të ngrohta, të cilat do sjellin dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Ndërsa në orët në vijim, pritet të ketë vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në shtrirjen Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *