Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, që do të sjellin mot të qëndrueshëm por që në zonat verilindore dhe juglindore mund të ketë reshje të izoluara gjatë paradites.
Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë:
në zonat malore nga -5°C në 04°C,
në zonat e ulëta nga 03ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 11°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.