Dita e sotme do të karakterizohet nga moti me kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata nga jugu.
Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me disa vranësira kalimtare që do të shtohen në mbrëmje. Era do të fryjë nga verilindja në juglindje, me shpejtësi 1-6 m/s, duke arritur deri në 10 m/s në vijën bregdetare dhe zonat luginore.
Temperaturat e parashikuara janë: 7-23°C në zona malore, 9-30°C në zona të ulëta, dhe 14-29°C në zona bregdetare.