Vendi ynë gjatë kësaj dite do të jetë i përfshirë nga kthjellimet dhe vranësira të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë në shtrirjen lindore. Por orët e mesditës dhe pasdites zhvillojnë vranësirat, duke krijuar mundësi për shira të pakët në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mënjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 7 deri në 24 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.