Moti në vend parashikohet të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të pakta vranësirash në shtrirjen lindore.
Ndërkohë pas mesdite pritet që vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë vendin, ku në skajin juglindor pritet që herë pas here të zhvillohen vranësirat duke sjellë shira të izoluar. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 8 deri në 31 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nfga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.