Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Në këtë mënyrë moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta.
Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet me drejtim veriperëndim dhe jugperëndim. Për shkak të masave ajrore me origjine jugore sot pritet mot i nxehtë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri 32°C
në zona e ulëta 15 deri 36°C
në zona bregdetare 18 deri 33°C.