Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Por në ndryshim me ditët që kemi kaluar deri më tani; në fund të javës që presim përpara parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta.
Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug.Këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke u luhatur nga 11 gradë C deri në 33 gradë C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30km/h ngfa drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 1-2 ballë/albeu.com