Moti këtë të martë pritet të jetë i qëndrueshëm dhe nën praninë e rrymave të ngrohta.
Temperaturat do të kapin vlerën prej 29 gradë celsius por me vranësira të larta transparente. Në orët e para të mëngjesit do të ketë mjegull por në mesditë do të mbizotërojnë orët me diell.
Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e jugperëndimi. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.