Deri në orët e mesditës, parashikohet që vendi ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.
Por në orët në vijim, vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore dhe veriore.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë celsius deri në 35 gradë celsius.