Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë me vranësira mesatare kalimtare në relievet malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në këto orare, parashikohet shi i izoluar në relievet e larta malore në lindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16 deri në 39 gradë celsius. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet e pasuar nga valëzim i forcës 2 ballë.