Moti në vendin tonë këtë të martë parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
Prej orëve të para të mëngjesit parashikohen reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër parashikohet që reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar edhe me breshër. Era do të fryjë nga jugperëndim – juglindje 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.