Moti këtë të premte pritet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin.
Në orët e para të mëngjesit do të ketë prezencë të vranësirave kalimtare dhe më tepër përgjatë relieveve malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 4-6m/s.
Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 4 deri 21°C
- në zona e ulëta 5 deri 24°C
- në zona bregdetare 10 deri 24°C