Vijojnë kthjellimet të jenë dominante në pothuajse gjithë territorin në orët e para të ditës. Moti në vend gjatë mesditës dhe pasdites do të jetë nën dominimin e vranësirave, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi të pakta për momente me pika shiu.Mbrëmja do të sjellë largim gradual të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 12 deri në 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke u krijuar në det dallgëzimi 1-2 ballë.