Moti këtë të martë pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Në relievet malore do të ketë dhe prezencë të reshjeve të shiut afatshkurtra apo stuhive. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës shiu do të jetë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Temperaturat parashikohet të arrijnë deri në vlerat 14°C deri në 30°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.