Moti në vend gjatë paradites do të jetë nën mbizotërimin e ktjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Sakaq në orët e pasdites parashikohet që vranësirat të shtohen në vendin tonë duke krijuar mundësi për shira, ku në zonat malore të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra.Ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të ketë momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do vijojnë të ulen në mëngje dhe në mesditë, duke u luhatur në vlerat ditore nga 12 deri në 31 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.