Moti në vend këtë të mërkurë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite në veri-lindje dhe veri perëndim dhe zonën qëndore.
Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zona malore 15/27°C
- Zona e ulët 16/32°C
- Zona bregdetare 18/30°C