Rikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë, përgjatë gjithë ditës. Në orët e para të paradites pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash.
Sakaq, në mesditë vranësirat do të largohen dhe në territorin shqiptar do të dominojnë kthjellimet. Po ashtu vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave në këto zona malore. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të ketë rritje të lehtë në mesditë me vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.
Si dhe era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.