Moti i paqëndrueshme rikthehet në vendin tonë, duke bërë kështu që gjatë pasdites dhe deri në orët e pasdites Shqipëria të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.
Sakaq, pritet që herë pas here reshjet të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërkohë në orët në vazhdim moti të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat do të jenë në rritje gjatë paradites por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur në vlerat 4°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.