Moti parashikohet të nis me reshje shiu, të cilat do të vijojnë gati përgjatë gjithë ditës. Në bregdet e zonat e ulëta hera herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.
Në alpe e verilindje nisin prej orëve të mesnatës reshjet e dëborës të cilat do të jenë të dendura në këto zona.
Me rënien e ndjeshme të temperaturave gjatë ditës reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë fushore ne rajonin verior. Në lindje e juglindje reshjet e dëborës nisin prej orëve të paradites deri në lartësitë 500-600 metër me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e shiut e dëborës ndërpriten, për ti lënë vendin kthjellimeve.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim hera herës e fortë, kryesisht në bregdet, zonat e ulëta e lugina. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë.