Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Anglisë në Moto GP dhuruan emocione të mëdha. Johan Zarco ia doli të merrte vendin e parë dhe përkatësisht Pole Position, pas një gare fantastike. Francezi dhe Ducati Pramac i tij bënë gjithçka mirë sot, në një ditë që u pa që në fillim që do ishte e tij.
Vendi i dytë dhe i 3-të mbahet nga Maverick Vinale me Aprilia dhe Jack Miller me Ducati. Fabio Quartararo nuk shkon më shumë se pozicion i katërt, edhe pse pritej shumë prej Yamaha-s së tij. Gara e nesërme po pritet me padurim nga fansat.