Motori del nga rruga tek “Ura e Borshit”, humb jetën 40-vjeçari

Një 40 vjeçar ka humbur jetën, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Aksidenti nga ndodhur në aksin Himarë – Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit”.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë që kjo ka qenë një ditë e “zezë” sa i përket aksidenteve automobolistike në vendin tonë.

Njofimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *