Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Yzberisht të Tiranës.
Drejtuesi i një motori është përplasur me një makinë, duke gjetur për pasojë vdekjen.
Aksidenti me pasojë jetën ka ndodhur në rrugën “Migjeni”, pranë bulevardit që lidh Yzberishtin me zonën e Unazës së Re.