Motori përplaset me një fuoristradë në Lezhë, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një motor ëstë përplasur me një makinë.

Mësohet se nga përplasja i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën me emrin Shtraus në Lezhë, ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për zgjardhjen e ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *