Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen misterioze të 13-vjeçares shqiptare, e cila ra nga kati i 7-të i pallatit. Motra e saj është e bindur se Aurora nuk ka bërë vetëvrasje, por ka qenë viktimë e ish-të dashurit të saj, një 15-vjeçar, i cili dyshohet se e ka rrahur dhe e ka hedhur nga tarraca.
Ajo shprehet se “Ai kishte vënë tashmë duart mbi të: ka pamje të bisedave në të cilat Aurora shkruante se kishte frikë prej tij“. 13-vjeçarja e quante atë ‘të papjekur’ dhe ‘të çmendur’.M.S. është nën hetim për vrasje me dashje, por ai vazhdon të deklarohet i pafajshëm, duke insistuar se ishte një vetëvrasje.
Motra e madhe e viktimës pohon se M.S. e kishte rrahur dhe e kishte tërhequr zvarrë para se ta hidhte poshtë, dhe se pas ngjarjes kishte thirrur autoritetet duke thënë se ajo kishte bërë vetëvrasje. Ajo është e vendosur të mos heshtë dhe kërkon drejtësi për motrën e saj.