Motra e 26-vjeçaes që u përdhunua disa ditë më parë në Vlorë ka treguar versionin e ngjarjes.
Për “Opinion”, motra e 26-vjeçares ka deklaruar se 26-vjeçarja ka qenë e lidhur për 2 vite me njërin prej personave, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.
Ajo pretendon se pasi ka thirrur shokët, i ka hedhur diçka në pije 26-vjeçares gjatë darkës që konsumonin dhe më pas kanë përfunduar në hotel ku edhe ka nndodhur ngjarja.
Blendi Fevziu: Sepse në dëshmitë e tyre ata pretendojnë që kanë hyrë dhe kanë dalë në dhomë?
Familjarja: Jo, absolutisht. Mua më ka thënë motra vetë, kur është përmirësuar motra m’i ka thënë të gjitha. Të tre çunat kanë qenë atë natë në dhomë dhe në mëngjes, rreth orës 7 të mëngjesit e kanë marrë dhe e kanë lënë pa ndjenja, në gjendje kome afër recepsionit dhe aty çuni i recepsionit ka lajmëruar ambulancën dhe policinë që kanë ardhur, kanë marrë motrën dhe kanë shkuar në spital. Mua aty më lajmëron doktori se isha në punë, më lajmëroi doktori dhe shkova në spital.