Motra e Kejvinës flet pas veprimit të modeles ndaj Luizit: Jemi munduar t’i kërkojmë ndjesë por…

Dorisa Kthella, motra e Kejvinës ka reaguar ditën e sotme në Instagramin e saj në lidhje me ngjarjen e disa kohëve më parë. Ajo ka kërkuar ndjesë në emër të familjes së saj për shuplakën e modeles, duke shtuar se nuk në të vërtetë Kejvina nuk sillet në atë mënyrë.

Madje ajo tregoi se janë munduar gjatë kësaj kohe t’i kërkojnë ndjesë Luizit dhe familjes së tij, por nuk i kanë lejuar.

“Pas përplasjes dhe debatit të Kejvinës me Luizin natën e prime-it dhe shkuarjes në gjuajtjen me shpullë, kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje publike për këtë gjest jo të hijshëm, Luizit personalisht dhe familjes së tij, por nuk na është lejuar.

Kejvina disa ditë më parë iu ka kërkuar falje fansave të tij, por sot arriti më në fund t’i dërgonte një dron, për t’i kërkuar falje për veprimin që ka kryer. Jo vetëm Luizit, por të gjithë shikuesve iu kërkojmë ndjesë sepse nuk jemi njerëz të rritur me dhunë. Por jeta ndonjëherë të vë para zgjedhjeve të gabuara. Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë,”-ka shkruar motra e Kejvinës në Instagram.

Ditën e sotme kujtojmë që Kejvina i dërgoi një dron Luizit duke i thënë: “Unë të dua dhe ti e di.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *