Gerta Gixhari, motra e ish-banores së “Big Brother 2” në një interivstë të dhënë së fundmi, ka treguar se ftesën për tu bërë banore e shtëpisë më të famshme në shtëpi e ka patur që në BB1.
Ndër të tjera, Gerta është shprehur se hyrjen në edicionin e parë të këtij programi e ka patur me frikë edhe pse dëshira ka ekzistuar. Ajo ka treguar se “BBV2” nuk i ka lënë aspak shije të mirë.
“Unë ftesën e kam patur edhe vjet nuk pranova. Kam patur ndikimet nga jashtë, më kanë bërë pak presion dhe nuk e kam patur guximin për tu futur, pavarësisht se instikti më thërriste. BB2 më ka lënë një shije shumë të keqe dhe seriozisht nuk e mendoj fare BB3. Kam verën përpara, nuk e di, nuk e kam menduar fare”– tha Gerta Gixhari.