Motra e tij kaloi të njëjtën sëmundje, Keanu Reeves dhuron 70% të të ardhurave të filmit të fundit për trajtimin e të sëmurëve me leucemi

Keanu Reeves ka dhuruar 70 për qind të pagës të tij nga filmi i parë ‘The Matrix’ për të financuar kërkimet për trajtimin e leucemisë. 57-vjeçari u pagua 10 milionë dollarë për filmin fantastiko-shkencor të vitit 1999, përpara se të fitonte 35 milionë dollarë të tjerë kur filmi arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Sipas mediave ndërkombëtare aktori dhuroi 70 për qind të parave 31.5 milionë dollarë. Reeves kishte arsye personale për të dhuruar këtë shumë pasi dhe e motra e tij e vogël, kishte rreth tetë vjet që luftonte me leuceminë. Ajo u diagnostikua me kancer në vitin 1991.

Ylli i ‘Speed’ shiti shtëpinë e tij dhe shpenzoi 5 milionë dollarë për terapi për të ndihmuar motrën të shërohej. Aktori i njohur që atëherë ka krijuar një fondacion bamirësie për të ndihmuar ata që luftojnë me kancerin.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *